Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria izraelite: Shkatërrohet tunel 30-metërsh dhe vriten rreth 20 luftëtarë në jug të Libanit


Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se kanë vrarë rreth 20 luftëtarë të Hezbollah gjatë operacioneve të zhvilluara në jug të Liban.

Sipas deklaratës zyrtare të ushtrisë, trupat e Divizionit 146, në bashkëpunim me njësinë elitare “Yahalm”, kanë shkatërruar një tunel nëntokësor me gjatësi rreth 30 metra, i cili dyshohet se përdorej për aktivitete ushtarake nga Hezbollah, përcjell JP.

Operacioni ka përfshirë gjithashtu goditjen e mbi 200 strukturave që, sipas ushtrisë izraelite, i përkisnin këtij grupi në zonë.

Ndërkohë, Brigada 401 ka zbuluar një depo armësh në një nga bazat e Hezbollahut, ku janë gjetur armë të ndryshme, jelekë mbrojtës, municione dhe raketa antitank.

Ushtria izraelite e konsideron këtë operacion pjesë të përpjekjeve për të dobësuar kapacitetet ushtarake të Hezbollahut në jug të Libanit, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar.