
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovës nw zgjedhjet e 11 majit, Lefter Maliqi, akuzoi KQ-nw për vonesa të qëllimshme në trajtimin e çështjes së mandatit të kryebashkiakut aktual, Kreshnik Hajdari.
Nga ambientet e KQZ-së, ai u shpreh se procedurat lidhur me mandatin e Hajdarit po shtyhen pa arsye, ndonëse sipas tij ekzistojnë vendime gjyqësore që detyrojnë ndërhyrje të menjëhershme në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Maliqi pretendoi se çështja ka kaluar në disa instanca gjyqësore dhe se Gjykata e Lartë, sipas interpretimit të tij, ka lënë në fuqi vendime që i kërkojnë KQZ-së të veprojë me urgjencë për heqjen e mandatit të kryebashkiakut. Ai akuzoi gjithashtu Hajdarin se mban një “mandat të grabitur”, duke shtuar se ligji i dekriminalizimit nuk është zbatuar dhe se shkarkimi i tij duhet të ishte kryer prej kohësh.
Në deklaratën e tij, Maliqi e cilësoi këtë çështje si një betejë jo vetëm ligjore, por edhe morale, duke theksuar se synimi i tij mbetet që qytetarët të kenë zgjidhje përmes votës në të ardhmen.
“Jam në KQZ. Si asnjëherë më parë, u bë 3 vjet në betejën ligjore dhe morale. Këtu keni vendimin e Gjykatës së Lartë të 4 shkurtit, dhe këtu ke kërkesën për vijimin me urgjencë të procedurës së pezulluar për mandatin e Kreshnik Hajdarit, kryebashkiak i Kuçovës, i dënuar nga SPAK me 9 muaj burg e 150 orë punë dhe nën hetim. Më vjen keq, të gjitha mediat e dhanë vendimin e Kolegjit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi vendimin e Administratives, për të t’ia rikthyer KQZ për të marrë një vendim me urgjencë për largimin nga detyra në bazë të ligjit të dekriminalizimit, të kryebashkiakut në detyrë, Hjadarit të famshëm, në mandatin e grabitur. Provat u shkatërruan nga vendi i krimit, ku u ndërruan 6 kuti. Edhe pse ishin pamjet filmike. KQZ nesër me urgjencë mbledhka në orën 1 një mbledhje të përshpejtuar një çështje tjetër, ndërkohë që për këtë çështje vazhdon zvarritjen. Unë kërkoj të fitoj moralisht, dhe e kam fituar betejën, pasi ligjërisht do ju kthej fitoren e merituar në 2027-ën qytetarëve të Kuçovës. Ai duhej të ishte shkarkuar. S’po kërkoj gjë tjetër, por dua të zbatohet ligji. Ne kërkojmë të shkarkohet Hajdari i famshëm i oligarkëve dhe i qeveritarëve. Është në karrige me mandat të grabitur. Jo vetëm për vjedhje të votave, por është i dënuar. E ka fshehur dënimin. Ai duhej të ishte shkarkuar me kohë nga KQZ dhe nga Këshilli i Ministrave. Unë kam fatin e madh që e kam mbiemrin “Maliq” dhe po bëj Maliqin, se s’dihet se një ditë ligji me maliqin bëhen një. Ai duhej të vejë në pranga. Qyteti është lënë në mesjetë.” – tha Maliqi.