Vendosni fjalën kyçe....

AMP nis hetimet për policinë në Durrës pas aksidentit tragjik me dy të mitur


AMP ka nisur hetimet pas denoncimeve të bëra nga banorët e lagjes 15 në Durrës, në zonën e ish-Kënetës për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve të policisë.

Sipas pretendimeve të qytetarëve, policia nuk ka reaguar në kohë ndaj sinjalizimeve dhe denoncimeve të vazhdueshme për qarkullimin e mjeteve me shpejtësi të lartë në këtë zonë.

AMP pritet të verifikojë nëse ka shkelje të detyrës nga ana e efektivëve të policisë dhe nëse janë ndjekur procedurat për trajtimin e ankesave të qytetarëve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e përgjegjësive ligjore ndaj personave përgjegjës.

Hetimet e AMP-së vijnë pas aksidentit tragjik që ndodhi mesditën e së dielës, ku humbën jetën dy të mitur, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.