Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas turmën gjatë shfaqjes në Kolumbi, tre vikima (Video)


Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 38 të tjerë janë plagosur në Kolumbi pasi një drejtues kamioni “monster truck” humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me spektatorët gjatë një shfaqjeje motorike, raportoi Agence France-Presse (AFP) duke cituar autoritetet lokale.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë automjetin duke kaluar një pistë me pengesa gjatë një gare me makina dhe motoçikleta të modifikuara të dielën në qytetin Popayán, në jugperëndim të kryeqytetit Bogota.

Sipas raportimeve, shoferja nuk arriti të frenonte pas një manovre akrobatike dhe mjeti doli nga pista duke shembur barrierat metalike që ndanin publikun nga pista, shkruan Rt.