Vendosni fjalën kyçe....

Në fillim tërmeti, sot përmbytja – Si është katandisur fakulteti i Gjeologji Minierave (VIDEO)


Pamjet e Fakultetit të Gjeologji Minierave pas tërmetit të së shtunës, vështirë të harrohen kollaj. Gurët e mëdhenj dhe copëza të tjera të ndërtesës, u rrëzuan në oborrin e fakultetit duke dëmtuar edhe automjetet e parkuara aty pranë.

Por, mos mendoni se kjo është goditja më e madhe që ka pësuar kjo godinë , pasi vetëm dy ditë më pas, ka edhe një problem tjetër.

Sallat brenda fakultetit janë përmbutur nga uji, sikurse mund ta shihni në këtë foto.

Në protestat e zhvilluara para disa muajsh nëpër universitete, studentët e Gjeologji Minierave kishin një kërkesë kryesore – rikonstruktimin e shkollës. Tani godina aq e dashur për ta, ndodhet në një gjendje akoma më të mjeruar dhe absolutisht e papërshtatshme për të zhvilluar mësimin. Nuk dihet nëse është ngritur ndonjë grup pune, që do merret posaçërisht me rikonstruksionin e këtij fakulteti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *