Vendosni fjalën kyçe....

Ndërpritet procesi i votimit për kreun e PD në Korçë pas tensioneve dhe debateve për listat



Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Korçë është shoqëruar me tensione dhe është ndërprerë përkohësisht.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë procesit kanë ndodhur debate mes komisionerëve lidhur me listat e votuesve.

Përplasjet kanë çuar në ndërhyrjen e komisionit zgjedhor, i cili ka tërhequr kutitë e votimit dhe është larguar nga qendra ku po zhvillohej procesi.

Si pasojë, votimi është ndërprerë, ndërsa pritet vendimmarrje për vijimin ose riorganizimin e procesit zgjedhor.