Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona fiton në transfertë ndaj Osasunës dhe afrohet me titullin në La Liga



Barcelona ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit në La Liga, pas fitores 1-2 në transfertë ndaj Osasunës.

Skuadra katalanase e mbylli pjesën e parë pa gola, në një ndeshje ku pati vështirësi për të gjetur hapësira në sulm. Megjithatë, në pjesën e dytë, Barcelona reagoi me dy gola të shpejtë të realizuar nga Robert Lewandowski dhe Ferran Torres, duke marrë kontrollin e takimit.

Osasuna ngushtoi rezultatin me golin e Garcia-s, por pa arritur të ndryshojë fatin e ndeshjes.

Me këtë fitore, ekipi i Hansi Flick afrohet shumë pranë titullit kampion dhe mund ta sigurojë matematikisht këtë javë, nëse Real Madrid nuk arrin të fitojë ndaj Espanyolit.