
Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar 15 kontrolle të reja ndaj ish zv.kryeministres Belinda Balluku dhe familjarëve të saj.
BW njoftoi se është ushtruar kontroll në banesën e Mired Recit, djalit të tezes së Belinda Ballukut, i cili rezulton se qenë ortak me 49% të aksioneve në dy kompani: “XL MARKET” shpk dhe “Hippo Tregu Elektrik” shpk, ku bashkë ortak është kunati i Ballukut dhe njëkohësisht bashkëshorti i motrës së saj Pamela Qirko, Meland Qirko.
Në kuadër të hetimit, prokurorët e posaçëm kanë kërkuar informacion jashtë vendit, përmes letërporosive.