Vendosni fjalën kyçe....

“Do punësojmë mbi 2 mijë punëtorë”- Dyqani i pijeve alkolike ofron intervista 10-minutëshe


Dyqani australian i pijeve Dan Murphy’s në Australi, ofron intervista pune 10 minutëshe për shkak të mungesës së stafit përpara Krishtlindjeve.

Gjatë javës së punësimit nga e hëna deri të dielën, biznesi synon të marrë më shumë se 2 mijë e 200 punëtorë të rastësishëm.

Javën e kaluar, Australia ngriti kufirin e saj për migrimin e përhershëm për të ndihmuar në plotësimin e vendeve të punës.

“Ne donim ta bënim sa më të lehtë që të ishte e mundur që njerëzit që janë të interesuar për një karrierë me Dan Murphy’s të futeshin në derë.”– sipas drejtorit menaxhues të ardhshëm, Agi Pfeiffer-Smith, citon BBC.

Mungesa akute e punëtorëve në Australi, e dyta më e keqja pas Kanadasë në grupin e vendeve të përparuara të OECD, u shkaktua nga pandemia dhe politikat e ashpra kufitare të Australisë kanë përkeqësuar boshllëqet e personelit në të gjithë sektorët.

Qeveria njoftoi javën e kaluar se do të duhen deri në 195 mijë njerëz këtë vit financiar, një rritje prej 35 mijë ndërsa përpiqet të plotësojë gati gjysmë milioni vende të lira pune.

Punëtorët nga vende duke përfshirë Kinën, Indinë dhe Britaninë e Madhe nevojiten për t’i mbushur ato vende bosh.