
Duke folur me duar e me këmbë, ministri i Jashtëm Hoxha ka sqaruar çështjen që ka sjellë jo pak reagime së fundmi, atë të një mesazhi në ËhatsApp ku ai pretendohet se shruajti “po ata idiotë shqiptarë atje, çfarë thonë”.
Gjatë një konference për shtyp sot, Hoxha e quajti çështjen një tymnajë tha se ai tha se ai ka evoluar dhe po kështu edhe Shqipëria ka avancuar në rrugën drejte BE-së.
“Absolutisht nga ato nuk ka asgjë. Nuk do më tërhiqni aty ku doni të shkoni ju. Rrini aty s’ka asnjë problem. Unë kam evoluar, Shqipëria është duke avancuar drejt BE-së dhe nuk do merremi me tymnajë. Unë e kam thënë edhe njëherë, e kam sqaruar edhe përmes zëdhënësit, edhe përmes intervistës time, nuk ka asgjë për të cilën ia vlen të humbasi kohë sepse kemi punë të mira për të bërë dhe na presin rezultate.” – tha ai.