Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Jemi në diskutime me grupin e Bashës për të bashkuar PD-në


Deputetja Albana Vokshi në një intervistë për emisionin ‘A Show’ foli për krizën në Partinë Demokratike ku deklaroi se po bëjnë takime dhe diskutime me grupin e Bashës për të bashkuar PD-në.

Ajo theksoi se pakica nuk i vendos dot kushte shumicës ndërsa shtoi se bashkimi i Partisë Demokratike mund të ndodhë vetëm përmes votës.

“S’më pëlqen fjala negociatë se shpeshherë përkthehet në pazar. Nuk duhet pazar, bashkimi të ndodhë përmes parimit të shenjtë që është vota. Minoranca nuk i vë dot kushte mazhorancës. Duke u treguar modest, të mirëpritur janë të gjithë për të bërë propozime. Nuk do mbajmë mëri për asgjë.”-tha Vokshi.