Vendosni fjalën kyçe....

Ngelën në det pas prishjes së velierës, shpëtohen tre turistët turq në Sarandë


3 turistë turq janë shpëtuar nga Policia Kufitare e Sarandës, pasi kishin mbetur të bllokuar në det.

Veliera me të cilën udhëtonin tre turistët kishte pësuar defekt ndërsa ata ishin nisur nga Durrësit drejt Sarandës.

Pas pikasjes, policia i nxorri tre turistët dhe mjetin e tyre në breg.

Njoftimi

“Mbetën në det, pasi veliera me të cilën po vinin nga Durrësi, pësoi defekt, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës iu shkojnë në ndihmë 3 shtetasve nga Turqia. Gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Sarandës, 3 shtetas turq që kërkonin ndihmë, pasi kishin mbetur në det, për shkak se mjeti i tyre lundrues velierë kishte pësuar defekt.

Menjëherë, shërbimet e Policisë iu kanë ofruar ndihmë 3 turistëve që po lundronin nga Durrësi, drejt Sarandës, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr në vendin e ankorimit, mjeti lundrues velierë që kishte pësuar defekt. 3 turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.”