Vendosni fjalën kyçe....

20 të arrestuar nga operacioni “Tempulli 2” në Fier, kapet kokainë, kanabis e heroinë


Policia e Fierit ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin “Tempulli 2”.

Në këtë qark u lëshuan 30 urdhër-arreste, nga të cilët, u arrestuan 20 persona ku 8 po hetohen në gjendje të lirë ndërsa 2 janë në kërkim.

Nga operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 820 gram cannabis sattiva, 15 ml vaj canabisi, ⁠116 gramë kokainë, 2 gramë Heroinë, 2 thika, 25 fishek model 54, mjete 17, telefona 34.