
Aktivisti Andi Tepelena i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë dosjet që ka në institucion duke nisur nga ajo e dorëzuar para pak ditësh “The Albanian Files”.
Ai tha se SPAK duhet të punojë pa humbur kohë për të gjitha dosjet e korrupsionit, atë ndaj zv.kryeminstres Balluku e të gjithë zyrtarëve të tjerë.
Tepelena shtoi se të rinjtë do sjellin një Shqipëi të re ndërsa u kërkoi deputetëve të PS-së të largohen nga parlamenti pasi ai është deligjitimuar.
“SPAK, vepro SPAK, çfarë bëhet me ato dosje, çfarë bëhet me dosjen “The Albanian Files” ku janë krimet e Edi Ramës. Çfarë bën SPAK me dosjen e Belinda Ballukut. Deputetët e PS-së të japin dorëheqjen nga Rama, ta lënë atë në fatin e tij. Ai është parlament I deligjitimuar. Një epokë e re dhe një Shqipëri e re po vjen, Shqipëri e brezit të ri, që do marrë në dorë fatet e Shqipërisë.” – tha ai.