Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmon Metën nga Vlora: Është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë


Kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta, nga një vizitë në qytetin e Vlorës.

Ai e quajti atë “kandidati zyrtar të LSI” në këtë qytet për zgjedhjet e 25 prillit.

 “Presidenti ka…ose më saktë Ilir Meta tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë.

S’ka asnjë problem, natyrisht që ai bën një fushatë atipike skutave me subjekte të OFL-së, i shoqëruar me gjykatës e prokurorë që janë nxjerrë jashtë nga procesi i vettingut dhe ëndërrojnë revanshin nëpërmjet Saliut dhe Ilirit që qëllim kryesor të revanshit kane rimarrjen në duar të drejtësisë, zhytjen e drejtësisë në llumin e të shkuarës.

Ilir Meta shpërndan dekorata, tani lajmi i fundit është që do dekorojë edhe floktoren në Vlorë nuk e di kujt do t’i bjerë, por në rast se parukierja jote s’do dekorohet sot thuaj nga ana ime se këto janë thjesht teneqe të shpërndara për arsyet që diskutojmë dhe përvec shpërndarjes së teneqeve presidenti ofron dhe divergjenca si përshembull nxjerren nga burgu të vëllait të x dhe kunatit të y. 

Por besoj se këto gjera do jenë të mjaftueshme për vlonjatët për t’ja dhënë dërrmën këtyre forcave krejtësisht në kundërta me historinë që ne po bëjmë bashkë e ne 25 prill te vazhdojme punen.”– tha Rama, i cili ka shkuar në Vlorë për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit.