Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: AKSHI një nga aferat më mafioze në historikun e regjimit të hajdutëve të Ramës



Kreu  i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat u shpreh se Rama ka bllokuar drejtësinë dhe se ai u deklaroi shqiptarëve se çështja Balluku është mbyllur.

Ai kërkoi që askush të mos e pranojë mbylljen e asaj çështjeje dhe u shpreh se vendi po shkatërrohet çdo ditë e më shumë.

Berisha kërkoi që më 8 maj pavarësisht bindjeve politike shqiptarët të bëhen bashkë.

Kreu i PD deklaroi se ajo që sipas kryeministrit Edi Rama është paraqitur si një histori suksesi, në fakt rezulton, sipas tij, “një nga aferat më të mëdha dhe më mafioze në historinë e shtetit”.

Në deklaratën e tij, Berisha theksoi se “strumbullari i aferës së AKSHI” lidhet me vetë kryeministrin

Edi Rama bllokoi drejtësinë. U deklaroi shqiptarëve se çështja Balluku është e mbyllur. Ftoj çdo shqiptar mos të pranojë kurrë të mbyllim atë çështje. Vendi po shkatërrohet çdo ditë  e më shumë. Gjithçka bëhet e pashpresë nëse nuk ngrihemi fuqishëm me zërin tonë. Të dashur qytetar ju bëj thirrje edhe ju që heshtni por që shpirtërisht nuk aprovoni këto vjedhje monstruoze ndaj kombit që bën Edi Rama. Të lëmë menjanë çdo pakënaqësi, të lëmë mënjanë çdo mosmarrëveshje dhe të bashkohemi në këtë kryengritje të fuqishme që synon të bashkojë çdo shqiptar pavarësisht nga bindja politike. 8 maj duhet të jetë dita e shqiptarëve. E protestës së tyre më të fuqishme. Kam besim se do japim mesazhin më të fuqishme…kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur se afera e AKSHI është një nga aferat më të zeza, më të mëdha, në historikun e regjimit të hajdutëve të Ramës. Kjo aferë që Rama mburrej me AKSHI-n e quante histori suksesi, rezulton të jetë historia më mafioze në historinë e një shteti. Strumbullari aferës AKSHI është Edi dhe Linda Rama sepse përfituesi i qindra tenderave për të cilën janë marrë peng biznesmenë. AKSHI u shndërrua në pishinën e peshkaqenëve…siç thotë peshkaqeni Ermal Beqiri, strumbullari është Armand Frangu është baxhanaku i Linda Ramës. Linda Rama dhe Edi Rama…’, tha ai.