
Kreu i PD Sali Berisha njoftoi se me datë 8 maj do të mbahet protesta e rradhës.
Ai u shpreh se shqiptarët do të mblidhen në sheshet dhe rrugët e Tiranës në kryengritjen më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi.
Kryengritja do të mbahet kundër Ramës dhe narkoministrave u shpreh ndër të tjera kreu i Partisë Demokratike të vendit.
“Në datën 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave.
Ju jeni dëshmitar se pasi bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut, për afera të përbashkëta me Ramën për të cilat në një vlerësim paraprak, prokurori përcaktoi 36 vite burg kërkesën e tij.
Natyrisht nuk kishin më pakt për Ramën në atë mes. Me mandatet e krimit bllokoi arrestimin e Ballukut për të mbrojtur veten”, tha Berisha.