
Ministri i Jashtëm i Iranit ka diskutuar konfliktin me zyrtarë të lartë pakistanezë, ndërsa Pakistani mbetet i gatshëm të presë bisedime të tjera paqeje mes SHBA-së dhe Iranit.
Abbas Araghchi tha në një deklaratë në Telegram se ka zhvilluar bisedime me Ishaq Dar dhe shefin e ushtrisë pakistaneze Asim Munir, shkruan BBC.
Sipas tij, gjatë takimeve u diskutua për “zhvillimet rajonale dhe çështjet që lidhen me armëpushimin”, pa sqaruar nëse bëhet fjalë për armëpushimin SHBA–Iran, atë Izrael–Liban, apo për të dyja.
Ndërkohë, kryeqyteti i Pakistanit, Islamabad, po mbahet në gatishmëri për mundësinë e zhvillimit të takimeve të tjera mes SHBA-së dhe Iranit.