Vendosni fjalën kyçe....

Lufthansa shkurton 20 mijë fluturime për shkak të rritjes së kostove të karburantit



Lufthansa ka njoftuar se do të shkurtojë rreth 20 mijë fluturime në muajt e ardhshëm, për shkak të rritjes së kostove të karburantit të avionëve, të lidhura me tensionet nga lufta në Iran, përcjell Fox News.

Sipas kompanisë, ndryshimet do të prekin kryesisht fluturimet e shkurtra brenda Europës që nuk sjellin fitim dhe do të zbatohen deri në fund të tetorit.

Orari i fluturimeve deri në fund të majit është ndryshuar tashmë dhe pasagjerët janë njoftuar. Ndërsa për periudhën deri në tetor, ndryshimet do të publikohen brenda këtij muaji.

Shkurtime dhe ndryshime do të ketë në disa linja nga Frankfurt dhe Mynih, ndërsa kompania do të zgjerojë disa linja në Zyrih, Vienë dhe Bruksel.