Vendosni fjalën kyçe....

Harry, Meghan e tufa e shoqëruesve i kalojnë pranë, plazhistja s’e prish terezinë fare (Video)


Meghan Markle është tallur keqazi nga ndjekësit në rrjetet sociale, pasi një video e një gruaje që e injoron atë në një plazh australian u bë virale.

Dukesha e Sussex-it kaloi katër ditë në Australi me Dukën e Sussex-it, Harry, duke zhvilluar një sërë angazhimesh për kauza dhe projekte që ata i konsiderojnë të rëndësishme, shkruan Express.

Një nga këto angazhime ishte një vizitë në plazhin Bondi, ku çifti u takua me shpëtimtarë vullnetarë nga klubi Bondi Surf Bathers’ Life Saving Club.

Një video që qarkullon online është bërë virale, duke treguar një grua që duket e pandikuar ndërsa bënte banjo dielli, ndërkohë që çifti Sussex dhe një grup mediash lëviznin rreth saj.