Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Presidentit: Parlamenti është legjitim, listat do hapen dhe koalicionet do kenë një formulë si në vendet evropiane


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një intervistë nga rrjetet e tija sociale ku jep përgjigje për zhvillimet politike në vendin tonë.

I ndodhur në Gjermani, kreu i qeverisë komenton deklaratat e Presidentit duke thënë se Ilir Meta kanjë raport personal me rrotullimin e hënës duke theksuar se Parlamenti është legjitim dhe do reflektojë edhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Rama theksoi se listat do hapen dhe sistemi zgjedhor do konsolidohet me ndryshimin e formulës së koalicioneve sipas vendeve evropiane.

Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë në çfarëdo forme që ato të materializohen. presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga kahja e hënës në momentin kur flet, ndërkohë që parlamenti vazhdon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të kryejë detyrën për të reflektuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i hapur rrugë listave të hapura dhe duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve nga një formulë absurde, në një formulë që e kanë të gjitha vendet evropiane”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *