Vendosni fjalën kyçe....

“Po falimentoi kompania që do rindërtojë pallatin, mbulojmë 50% të dëmeve strukturore e 100% të pajisjeve” – Ristani”


Bashkia e Tiranës miratoi bonusin e qirasë prej 40 mijë lekësh të reja për banorët, banesat e të cilave u dogjën nga zjarri në kompleksin e ndërtuar nga kompania “Arlis” pranë Farmacisë 10”.

Në mbledhjen  e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiakja e komanduar Anula Ristani, tha se në rast falimentimi të firmës ndërtuese, që ka deklaruar se do e bëjë rindërtimin me kostot e veta, atëherë bashkia do ndërhyjë dhe do mbulojë 50% të dëmeve strukturore dhe 100% të pjesëve të brendshme dhe pajisjeve shtëpiake.

“Nuk kemi një marrëdhënie kontraktuale me kompaninë, që unë mund të them sa shpejt apo si. Kemi një rregull apo një politikë me të cilën funksionojmë, që në rast të falimentimit të kompanive, ne kompensojmë 50% të dëmeve strukturore dhe pastaj 100% të pjesës së brendshme, të banesës, të pajisjeve dhe kështu me radhë”, përfundoi Ristani.