Vendosni fjalën kyçe....

Ndërpritet seanca plenare, pse opozita kërkon 30 minuta pushim


Seanca e sotme plenare ka nisur me 30 minuta pushim. Ishte deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili që në nisje të seancës ka kërkuar 30 minuta pushim, pasi opozita kishte për të zhvilluar një mbledhje grupi për çështjet e rendit të ditës.

“Kërkojmë pushim seance. Grupi paralamentar i PD do të bëjë një mbledhje grupi në fillim të seancës. E kemi të nevojshme gjysmë ore pushim për mbledhje grupi për rendin e  ditës”, tha Alibeaj.

Në seancë ka patur një përplasje mes Alibeajt dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Kërkesa për pushim është gjithmonë në lidhje me rendin e ditës. Ju lutem mos ta bëjmë qesharake punën e Kuvendit. Ne të vijojmë me punën normale, në momentin që ju të jeni prezent në sallë le të fillojmë. Thuajeni troç, keni vënë Lulzim Bashën të parin në listë dhe ai nuk vjen dot para orës 10 dhe jemi në rregull.”, ishte replika e Ballës.

Por kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ndërhyri duke thënë: “Është qesharake dhe e papranueshme mungesa e ministrave në Komisionet Parlamentare. Sa për kërkesën për pushim të PD, kjo e drejtë është e garantuar dhe kjo mundësi është përdorur dhe shpërdoruar sa herë ti dojë qejfi edhe grupit të PS, nëse do merremi me këtë 20 minuta pushim, atëherë lëreni rregulloren e thuajeni se rregullorja është e jona dhe s’keni pse rrini hiç.”.

Në fund të diskutimit, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu seancën plenare, duke plotësuar kërkesën e opozitës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *