
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
Ish-kryeministri përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa në të njëjtin proces janë të përfshirë edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, si dhe biznesmeni Fatmir Bektashi, të cilët akuzohen për korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.
Po ashtu, prokuroria ka ngritur akuza për përfshirje në skema të pastrimit të parave edhe ndaj Xhimi Begeja, ortak i Malltezit, si dhe ndaj Andia Pustina, financiere në kompaninë “Homeplan”.
Procesi vijon ndërkohë që organet e drejtësisë po hetojnë për zbardhjen e plotë të çështjes.