Vendosni fjalën kyçe....

Procedohet 41-vjeçarja në Tiranë, i mori 6 mijë euro një shtetasi irakian për azil në Shqipëri


Një 41-vjeçare në Tiranë është vënë nën procedim penal për mashtrim ditën e sotme.

Sipas autoriteteve, ajo dyshohet se i ka marrë 6000 euro një shtetasi irakian, duke i premtuar sigurimin e azilit politik në Shqipëri.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A.Z., 41 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ajo dyshohet se i ka marrë shumën prej 6000 eurosh një shtetasi irakian, me premtimin për kryerjen e procedurave për t’i siguruar azil politik në RSh-së, por nuk e ka përmbushur këtë angazhim dhe nuk i ka kthyer paratë.