Vendosni fjalën kyçe....

Greta Thunberg nxit votuesit amerikanë të mbështesin Joe Biden: Organizohuni dreqi e mori


Adoleshentja suedeze dhe aktivistja e klimës, Greta Thunberg, po nxit votuesit amerikanë që të organizohen dhe të votojnë për demokratin Joe Biden, pavarësisht pretendimit se ajo nuk merret me politikë partiake.

Thunberg bëri thirrjen e saj ndërsa citoi një postim në Twitter nga revista ‘Scientific American’ duke u thënë votuesve që ‘të mbrojnë shkencën në vend që ta shkatërrojnë atë’, duke votuar kundër presidentit të tanishëm amerikan, Donald Trump.

“Unë kurrë nuk merrem me politikë partiake. Por zgjedhjet e ardhshme në SHBA janë mbi dhe përtej gjithë kësaj.” – shkroi 17-vjeçarja, që ka qenë kritike ndaj presidentit Trump në të kaluarën.

“Nga perspektiva e klimës është shumë larg nga ajo që duhet. Megjithatë shumë prej jush mbështetën kandidatë të tjerë. Por, dua të them, ju e dini dreqi e mori. Organizohuni dhe votoni Biden!”­ – shkroi ajo.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *