
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përfshirje në një skemë korruptive që, sipas tij, synon grabitjen e pronave të qytetarëve.
Në reagimin e tij, Balliu i referohet rastit të pronës së familjes Dervishi në zonën Babrru Kodër, duke pretenduar se në këtë aferë është e përfshirë edhe kompania “KAYO”, të cilën e lidh me Ardi Veliu.
Sipas deputetit demokrat, bëhet fjalë për një tjetër rast të përdorimit të pushtetit për interesa private, duke e cilësuar situatën si shkelje të rëndë të të drejtave të pronës dhe si tregues të kapjes së institucioneve.
Balliu theksoi se çështja do të ngrihet për diskutim në seancën parlamentare të së enjtes, ku opozita pritet të kërkojë sqarime dhe përgjegjësi për akuzat e ngritura.
“Rama dhe Lubia me kompaninë KAYO të Veliut, po vjedhin pronat e qytetarëve për afera korruptive. Këtë çështje do ta diskutojmë të enjten në parlament”, u shpreh ai.