
Biznesmeni Behgjet Pacolli, deklaroi mbrëmjen e sotme se ka dy rrugë si mund të veprojë pasi çështja e Aeroportit të Vlorës ka shkuar në gjykatë.
Ai tha se nëse sheh se vendimet e gjykatave shqiptare nuk janë të drejta, mund të drejtohet në Arbitrazh Ndërkombëtar dhe të kërkojë dëmshpërblim. Pacolli deklaroi se si dëmshpërblim mund të kërkojë shuma deri në 250 milionë euro.
Pacolli theksoi se nëse nesër ia japin mundësinë të ndërtojë, për 2 muaj i kryen punimet në Aeroportin e Vlorës.
“Do shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për vendimet e gjykatave tona, nëse vendimet nuk janë të drejta. Gjykata është e nxituar, sepse nuk është e bazuar në drejtësi. Një mundësi për ta zgjidhur problemin është me akordin bilateral zviceran dhe e dyta është Aerbitrazhi ndërkombëtar. 247 mln duhet të më kthehen. Unë arbitrazh gjatë jetës time kam pasur me qeverinë e Kosovës dhe kam fituar 7 milionë euro, po unë ua kam falur. Nëse shkoj në Arbitrazh, dëmi do jetë i madh. Nesër po të ma japin lejen, e ndërtoj për 2 muaj aeroportin. Sa i përket ortakëve, nuk kam si të merrem vesh me palën tjetër. Kjo që ka ndodhur duhet të mos ndodhte. Ish-bashkëpunëtori im Valon Lluka më ka vjedhur vazhdimisht, 30 mijë euro në muaj më ka vjedhur dhe e kam denoncuar në Kosovë.” – tha Pacolli në emisionin Opinion në Tv Klan.