Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në Vlorë, 5-vjeçari humb jetën pasi bie nga ballkoni i pallatit


Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në Vlorë, ku një fëmijë i mitur ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga lartësia e një pallati shumëkatësh.

Sipas informacioneve paraprake, 5-vjeçari dyshohet se ka rënë nga ballkoni i banesës, nga kati i katërt, në zonën e Skelës.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e urgjencës, të cilat e kanë transportuar me shpejtësi drejt spitalit.

I mituri u dërgua në Spitali Rajonal i Vlorës, por për shkak të dëmtimeve të rënda të marra nga rënia, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Burime mjekësore bëjnë me dije se fëmija kishte pësuar dëmtime të shumta në trup, çka e bënte gjendjen e tij tepër kritike që në momentin e mbërritjes në spital.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.