Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, mësohen emrat e 10 të arrestuarve të tjerë


Të tjera detaje bëhen me dije lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili dyshohet për korrupsion.

Sipas televizionit “News 24”, në zyrën e Tushes janë rreth 30 policë që ushtrojnë kontrollet e tyre, ndërsa punonjësit janë mbyllur nëpër zyrat e tyre dhe nuk i lënë të dalin jashtë institucionit.

Ata po verifikojnë dokumentet, ndërkohë që kryebashkiaku Tushe po merret në pyetje në komisariat.

Tushe u arrestua mëngjesin e sotëm pas një operacioni të urdhëruar nga SPAK. Ai akuzohet se ka dhënë leje ndërtimi të paligjshme për subjekte dhe individë të caktuar duke shfrytëzuar pozitën e tij si kryebashkiak i Lushnjës.

Mësohet se para arrestimit, Tushe ka zhvilluar sotëm një mbledhje me vartësit e tij dhe sapo ka përfunduar ky takim, policia i zbarkoi në zyrë.

Përveç kryebashkiakut Tushe ka edhe zyrtarë të tjerë të shoqëruar apo arrestuar gjatë këtij operacioni.

TË ARRESTUARIT:

Fatos Tushe

Flamur Peqini

Xhemal Hasko

Blerta Turuku

Ani Simoni

Andri Mushaj

Margarita Gjermeni

Bujar Murati

Ibrahim Lami

Xhemal Hasko

Gazment Çela