
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë arrestuar shtetasin Kelment Beqaj, 27 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur më parë në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Sipas hetimeve, më 5 janar 2025, 27-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri shtetasin G.H., 42 vjeç, për motive të dobëta, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjykata caktoi për të masën e sigurisë “Arrest me burg”. Arrestimi u krye në Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Operacioni është rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit të strukturave të Policisë në luftën kundër krimeve të rënda dhe për garantimin e sigurisë publike.