Vendosni fjalën kyçe....

“Rama po djeg afatet për imunitetin e Ballukut”, Berisha: Lubia, kriminele multi dimensionale



Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se po tentojnë të djegin afatet.

Sipas tij ish-zv.kryeministria Balluku është një kriminele e pa shoqe multi dimensionale.

Ka shumë mundësi që kjo po ndodh, që ata po djegin afatin 3 mujor.

Siç e shihni, Rama nuk pranon të dorëzojë veten në gjykatë. Bëri përpjekje të jashtëzakonshme për marrëveshje por nuk i eci.

Lubi Balluku që ky mbron është një kriminele e pa shoqe multi dimensionale.

Përveç vjedhjeve me Ramën, bashkë me ish burrinë saj.

E morët vesh që e ka me divorc gjoja, por për të vjedhur janë bashkë.

Transaksionet e tij janë të pa fundme, bashkë me soj e sorollopin e saj, ka bërë përpjekje të hapura për të dëmtuar provat, ka kërcënuar me banda e banditë drejtësinë.
Kërcënimet ndaj SPAK janë bërë nga bandat, u janë dërguar mesazhe kërcënuese për jetën.

 

AKSHI vorbulla më e zezë në historinë shqiptare. Agasi është Rama, njeriu që organizon vrasje dhe vjedhjen e të dhënave të shqiptarëve për t’u a dhënë bandave dhe armiqve të Shqipërisë.

Me videot e ti i ka kompromentuar më shumë, Epsteini është lule çfarë ka zyra e Agasit”, tha ai.