Vendosni fjalën kyçe....

Bllokimi i vaksinës AstraZeneca në Danimarkë, Manastirliu: Te ne nuk do vijë seria problematike


Ndërkohë që disa vende në Evropë kanë pezulluar vaksinën e AstraZenecas, në vendin tonë pritet që një sasi prej mbi 38 mijë dozash pritet të vijnë nesër.

E pyetur në emisioin “Opinion” për këtë ngërç të krijuar me vaksinën në Danimarkë, Austri, Estoni apo Norvegji, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se ka një seri problematike të AstraZenecas por që sipas saj në vendin tonë nuk do vijë ajo seri.

Ne jemi informuar që seria që vjen nesër nuk është e njëjta seri që është në Danimarkë. Ka një seri që konsiderohet problematike dhe ky numër seri është bllokuar. Ka dalë dhe sot OBSH me një deklaratë ku thotë se pavarësisht se EMA është duke shqyrtuar këtë lot të vaksinës, pjesa tjetër duhet të vazhdojë vaksinimin duke monituar”- tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *