Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj Metës, avokati: Të përjashtohet gjyqtarja Irena Gjoka


Është shtyrë seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Pala mbrojtëse kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Seanca e radhës është caktuar për në datën 17 nëntor në orën 9 të mëngjesit. është shtyrë gjithashtu edhe seanca për kërkesën e Metës për heqjen e masës së sigurisë arrest në burg.

Avokati i Metës tha pas daljes nga seanca se gjykata duhet të shprehej për kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Gjoka.

Sipas tij, Gjoka është në konflikt interesi për shkak se ndaj saj ka nisur një hetim pas akuzave të vazhdueshme të Sali Berishës se ajo ka fshehur një dënim për falsifikim dokumentesh në Greqi.

“Unë vij këtu për të bërë proces të rregullt ligjor.  Nëse çmenden prokurorët bashkë me gjyqtarët dhe japin e marrin prova me njëri-tjetrin që nuk ekzistojnë dhe janë të paligjshme . I kërkova gjykatës që të mos pranojë asnjë kërkesë të prokurorisë, që të pranojë prova të reja në këtë moment procedurial por të kthejë dosjen për hetime të mëtejshme dhe prokuroria të zbatojë procedurën. Ne të njoftohemi dhe përsëri dosja le të vijë në gjykatë. Ne kemi mënyrën e marrjes së provave nga ana e gjykatës. Unë u largova nga procesi se pres që të shprehet gjykata për përjashtimin e zonjës Gjoka. Unë nuk mungoj, madje edhe në tjetrën do vij edhe kolegu im. Nuk ka shanse që Irena Gjoka të gjykojë këtë çështje, për shumë arsye nuk mund ta gjykojë, është në konflikt interesi. Zoti Dumani është ndër tre prokurorët që ka firmosur kërkesën për kalimin e dosjes për gjykim. E ka thënë Dumani se ndaj zonjës Gjoka është regjistruar një procedim penal dhe Olsian Çela ka thënë para Kuvendit i kemi kryer verifikimet dhe rezulton se Gjoka ka probleme me drejtësinë në shtetin grek. Si mundet Gjoka të japë një vendim kundër Altin Dumanit. Ne kërkojmë që të zëvendësohet me një gjyqtar tjetër. ” – tha ai.