Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në fabrikën e eksplozivëve në SHBA, dhjetëra viktima


Disa persona kanë vdekur ose rezultojnë të zhdukur pasi një fabrikë ushtarake eksplozivësh në Tennessee shpërtheu të premten në mëngjes, duke tronditur shtëpitë aty pranë dhe duke shkaktuar shpërthime më të vogla, thonë zyrtarët lokalë, raporton CNN.

Shpërthimi, i cili ndodhi rreth orës 7:45 të mëngjesit me kohën lokale, ishte shkatërrues, por ekipet e reagimit arritën ta siguronin vendin e ngjarjes në fund të mëngjesit, tha Sherifi i Qarkut Humphreys, Chris Davis, në një konferencë shtypi të premten.

“Ne kemi disa njerëz që rezultojnë të zhdukur në këtë moment,” tha Davis.

“Ne gjithashtu kemi disa persona, mund të konfirmojmë se kemi disa që janë të vdekur.”

Kompania, Açurate Energetic Systems, LLC, ndodhet rreth një orë në jugperëndim të Nashville, Tennessee, në kufirin midis Qarkut Hickman dhe Humphreys, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Humphreys për CNN.

Açurate Energetic Systems është e specializuar në prodhimin e eksplozivëve ushtarakë, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Humphreys.

Faqja e kompanisë në Facebook thotë se ajo prodhon “kompozime të ndryshme me eksploziv të lartë dhe produkte speciale për DoD (Departamentin e Mbrojtjes) të SHBA-së dhe tregjet industriale të SHBA-së.”