Vendosni fjalën kyçe....

Berisha kundër Celibashit: Flet sipas Ramës, zgjedhjet e 11 majit ishin farsë


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot pas deklaratës së kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili u shpreh se procesi i votimit nga diaspora ishte administruar me sukses dhe me integritet.

Në një prononcim për mediat, Berisha akuzoi Celibashin se po përsërit narrativën e kryeministrit Edi Rama dhe se zgjedhjet e 11 majit nuk përmbushën asnjë standard demokratik.

“Natyrisht, këta janë, të gjithë flasin çfarë thotë zyra e Edi Ramës. I marrin të gatshme nga zyra e Ramës dhe i lexojnë. Si Ilirjani, ashtu edhe Bajrami dhe të gjithë me radhë. Këtu ka vetëm një zyrë shtypi dhe ajo është e Edi Ramës. Nuk ka deklaratë më qesharake,” u shpreh Berisha.

Kryedemokrati e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë të mirëfilltë.

 “Zgjedhjet ishin një farsë e vërtetë elektorale dhe ne kemi faktuar me qindra mijëra fakte se në këto zgjedhje u shkelmuan standardet më elementare të zgjedhjeve të drejta, standardet ndërkombëtare dhe ligjet e vendit.”- tha ai.