Vendosni fjalën kyçe....

Lewandowski i bashkohet Barcelonës për 50 mln euro


Bayern Munich ka konfirmuar se Robert Lewandowski do t’i bashkohet Barcelonës.

Klubi gjerman publikoi një komunikatë për media, ku tregoi se është arritur marrëveshje verbale me katalonasit për shërbimet e sulmuesit polak.

“”Është mirë për të dyja palët që kemi qartësi. Roberti ka fituar vlerësimin tonë, ai ka fituar gjithçka me ne. Ne i jemi tepër mirënjohës atij,” tha presidenti i klubit Herbert Hainer në një intervistë me Bayerischer Rundfunk gjatë Prezantimit të Ekipit të Allianz FC Bayern të shtunën.

Lewandowski do t’i bashkohet Barcelonës në një kontratë tri vjeçare. Klubi spanjoll do t’i paguajë 50 milionë euro për transferimin e tij.