Vendosni fjalën kyçe....

Asllani gol, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Letonisë


Shqipëria ka gjetur rrugën e rrjetës pas një 11-metërshi të fituar nga Laçi.

Asllani nuk gaboi nga pika e bardhë duke i dhënë Shqipërisë avantazhin aq të rëndëisshëm për synimet e kombëtares shqiptare për një vend në Botërorin 2026.

Megjithatë deri në fund të ndeshjes ka edhe shumë minuta dhe çdo gjë mbetet e hapur. Për ndeshjen e sotme një pjesë e stadiumit është e mbyllur për shkak të dënimit të fushës pas ndeshjes me Serbinë në “Air Albania”.

Në ndeshjen tjetër në grup, Serbia dhe Anglia janë në barazim 0-0. Grupi kryesohet nga Anglia me 13 pikë, që praktikisht nuk pritet të ketë propbleme për sa i përket kualifikimit ndërsa vendi I dytë do jetë një betejë mes Serbisë dhe Shqipërisë, me Serbinë që është në avantazh duke qenë se ka një ndeshje më shumë për të luajtur.