Qarku i Kukësit do të përfaqësohet me tre deputetë në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit. Sipas rezultateve paraprake, Partia Demokratike ka siguruar dy mandate, ndërsa Partia Socialiste ka marrë një mandat.
Nga koalicioni PD-ASHM, kandidati Flamur Hoxha siguron automatikisht një vend në Kuvend falë pozicionit në listën e mbyllur. Ndërkohë, deputeti aktual Isuf Çelaj është në rrugë të mbarë për të rikonfirmuar mandatin, pasi ka marrë numrin më të madh të votave preferenciale – 6,588 gjithsej.
Pas tij renditet kandidati Shkëlqim Shehu me 4,072 vota dhe Elvira Peka me 2,363 vota.
Nga radhët e Partisë Socialiste, mandatin e vetëm në këtë qark e fiton Eduard Shalsi, i cili ishte kandidat i listës së mbyllur dhe njëherësh drejtues politik i PS-së për Kukësin.