Vendosni fjalën kyçe....

Nis nga Durrësi “Giro D’Italia” (Video)


Ka nisur nga Durrësi “Giro D’Italia”. Ky është edicioni i tetë i garës prestigjioze çiklistike ndërsa tre etapat e para do zhvillohen në Shqipëri. 184 çiklistë marrin pjesë në garë që përfundon etapën në Tiranë rreth orës 17:00 të pasdites së sotme. Për garën do bllokohen shumë rrugë në Durrës e Tiranë.

Xhiro filloi rreth orës 13:10 që nga Porti i Durrësit, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në kilometrin 0, në Durrës nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë drejt Malit të Robit, në Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Papër, Bradashesh, Gracen, Mullet, TEG, Sauk, Surrel, Tiranë.

Në Tiranë, ata do të rrotullohen nga Surreli, në Rrugën “Xhanfize Keko”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pastaj sërish në rrugën e “Rexhekrit”, drejt Surrelit, në rrugën “Xhanfize Keko” e në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:03 në Sheshin “Nënë Tereza”.