Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj-Manastirliut: Shqiptarët të kanë besuar fëmijët, Rama i fton të shohin fotot e tij nudo


Briseida Shehaj i kërkoi opozitës që të kallëzojë penalisht kryeministrin Rama pasi kyi fundit u kërkoi nxënësve të shkollave që të kërkojnë në Google fotot e tij nudo.

Përmes një videoje në podcastin “Kthjellu” në Syri Tv ajo iu drejtua ministres së Arsimit, Manastirliu dhe ministreve e deputeteve të rilindjes nëse do lejonin një pervers që të qëndronte nudo në shkollat e fëmijëve të tyre.

“E dashur Ogerta, ti ke dy vajza, po mbi të gjitha, sigurisht je nënë. Por mbi  të gjitha të gjitha shqiptarët, për shkak se ty Edi Rama të ka vendosur ministre Arsimi, të kanë dorëzuar fëmijët. Shqiptarët ty zonjë të kanë dorëzuar fëmijët. Të lutem më thuaj kush është diferenca midis një kryeministri që del dhe thotë në rrjetet sociale, në takime me fëmijët i thotë: Futuni në rrjetet sociale, googëlloni Edi Rama foto nudo dhe një individi që stimulohet nga këto që thotë Edi Rama dhe të rrinë nesër nudo, pa bërë asgjë, thjesht nudo në oborrin e një shkollë. Të rrijë aty nudo. Ose të vjen, të bën një poster të madh në çdo oborr shkolle me foto nudo të Edi Ramës. Të më thotë: Ju gratë e rilindjes, ju që tundeni dhe shkundeni , që nga zv/kryeministrja, kryetarja e Kuvendit,  ministreshat, që jeni më fëmijë.A do i lini ju fëmijët tuaj ta bëjnë këtë eksperimentin si fëmijët e popullit tëvarfër shqiptar. Kjo është pyetja që presim të gjithë me kërshëri përgjigje. Kurse ndaj opozitës, kërkesa ime është kallëzim penal për Edi Ramën.”­ – tha Shehaj.