Vendosni fjalën kyçe....

Trump themelon rezervën srategjike të kriptovalutave


Presidenti amerikan Trump njoftoi në mediat sociale emrat e pesë aktiveve dixhitale që ai pret të përfshijë në një rezervë të re strategjike amerikane të kriptomonedhave, duke rritur vlerën e tregut të secilës.

Trump tha në një postim në Truth Social se urdhri i tij ekzekutiv i janarit për asetet dixhitale do krijonte një rezervë monedhash duke përfshirë bitcoin, eter, XRP, solana dhe cardano. Emrat nuk ishin bërë të ditur më parë.

Më shumë se një orë më vonë, Trump shtoi: “Dhe, padyshim, BTC dhe ETH, si kriptovaluta të tjera të vlefshme, do jenë në zemër të Rezervës”.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë për nga vlera e tregut, u rrit me më shumë se 11% në 94,164 dollarë të dielën pasdite. Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe, u rrit me rreth 13% në 2,516 dollarë.

Tregu total i kriptomonedhave është rritur rreth 10%, ose më shumë se 300 miliardë dollarë, në orët që nga shpallja e Trump, sipas CoinGecko, një kompani e të dhënave dhe analizave të kriptomonedhave.

XRP është token i kompanisë së kriptomonedhës Ripple Labs.

https://www.reuters.com/world/us/trump-says-cryptocurrency-strategic-reserve-includes-xrp-sol-ada-2025-03-02/