Vendosni fjalën kyçe....

Meta thirrje diasporës: Regjistrohuni për të votuar, mos e humbni këtë mundësi historike


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia, duke bërë thirrje për emigrantët që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se regjistrimi masiv deri tani është frymëzues dhe një garanci për fitoren e opozitës.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëatdhetarë në diasporë!

Regjistrimi juaj masiv derimë tani është frymëzues!

Pjesëmarrja juaj e jashtëzakonshme në takimet e opozitës është garanci për Fitoren tonë më 11 Maj!

Vetëm edhe pak orë na ndajnë nga afati përfundimtar për regjistrimin e votuesve nga jashtë!

Mos e humbni këtë mundësi historike! Më 11 Maj, zëri juaj duhet të dëgjohet fort!

Regjistrohuni, Regjistrohuni, Regjistrohuni tani për të votuar dhe bëhuni pjesë e Ndryshimit!

Regjistrimi bëhet këtu: https://diaspora.kqz.gov.al

Shqipëria pret votën tuaj! Shqipëria pret Ndryshimin!