
Kreu i PD-së Berisha tha sot se ndryshe nga viti 1992 ku ndryshimi e rrëzimi i diktaturës u bë nga studentët, kësaj here do ndodhë nga disapora.
Teksa iu referua takimit me diasporën në Milano dhe takimet e shkuara në Greqi, Itali e Gjermani, në ai tha se uragani dhe energjia kësaj here janë të pandalshme dhe fitorja do jetë e garantuar dhe mbresëlënëse.
Tani çlirimtarët e vërtetë të Shqipërisë janë bijtë dhe bijat që kanë emigruar jashtë vendit që do shpëtojë vendin nga narkodiktatura e Edi Ramës. Është një uragan i papërmbajtur. Këta 200 mijë që janë regjistruar janë një pjesë, pasi 200 mijë të tjerë do vijnë të votojnë më 11 maj, janë bijtë e bijat e Shqipërirsë që do vijnë të përmbysin diktaturën. E patë se çfaë përçmimi tregojnë për Edi Ramë kudo shkon. Ky do jetë viti imrekullisë siç ishte viti 1992, do jetë viti i mrekullisë shqiptare po kësaj here ajo vjen nga diaspora. Kanë zotimin tim solemn se Shqipëria do bëhet prapë vendi i ëndrrave të tyre, do ndjehen krenarë për të kudo që të jenë. Rezultati në primare do jetë një kriter i rëndësishëm në për zgjedhje por ka edhe disa elementë që do merren parasysh siç janë marrëveshja me aleatët etj.” – tha Berisha.