Vendosni fjalën kyçe....

“Vota e emigrantëve kauzë e hershme e PS-së që kur ishte në opozitë” – Veliaj


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se ideja e votës së emigrantëve ka qenë kauzë e hershme e PS-së që në vitet 2009-2013 kur partia ishte në opozitë.

Drejtuesi politik i qarkut Tiranë tha gjithashtu se edhe ideja e kuotave të të rinjve në politikë ka qenë ide e PS-së dhe po zbatohet në të gjithë këshillat bashkiakë.

“Në vitet 2009-2013 ishin kohët kur ne ishim në opozitë, nuk kishim pushtet me të cilin ti bën punë ose ti merr vendime. Megjithatë kjo nuk është alibi për të dhënë ide. Ajo që kemi bërë atëherë shumë prej ideve që sot po votohen dhe sot po implementohen në fakt kanë lindur në atë kohë. Në 2009-2013 ne diskutonim si duhet të ketë kuota të të rinjve në politikë, kjo ndodh në të gjithë këshillat bashkiakë. Kjo ide u filloi të zbatohej në Tiranë dhe më pas u hap në të gjithë bashkitë e tjera. Për barazinë gjinore filluan këto diskutime, sot qeveria e Shqipërisë, parlamenti, bashkitë tona, këshillat bashkiakë, janë në nivelet më të larta të përfaqësimit gjinor dhe balancës gjinore. Ideja më revolucionare në atë kohë ishte e votës së emigrantëve”, tha Veliaj.