Vendosni fjalën kyçe....

Derbi i kryeqytetit mbyllet pa fitues, Partizani i merr barazimin Tiranës në minutën e fundit


Derbi i kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës është mbyllur pa fitues.

Sfida u shoqërua me tension, emocione e incidente.

Partizani arriti të shmangte humbjen vetëm në minutat e fundit të sfidës.

Takimi nisi 30 minuta me vonesë, për shkak të vonesës në mbërritjen në stadiumin “Arena e Demave” të skuadrës së Tiranës.

Tifozët nisën të përlesheshin me njëri tjetrin para nisjes së sfidës aty ku u desh ndërhyrja e policisë për të mos lejuar përshkallëzimmin e situatës. Nga përleshja u dëmtuan edhe efektivë policie, të cilët janë shoqëruar drejt Spitalit të Traumës, me njërin prej tyre madje në gjendje më të rënduar. Nga përleshja policia shoqëroi edhe dy tifozë të klubit të Partizanit.

Në minutën e 28’ sulmuesi Emmanuel Erneset  befasoi të kuqtë, duke zhbllokuar rezultatin.

Partizani do barazonte vetëm në minutën e 90’ pas një goditje nga këndi e cila u shndërua në gol nga Sembene.