Deputeti Agron Shehaj i është përgjigjur zv.kryeministres Belinda Balluku e cila sot e ironizoi se mori raport mjekësor kur ajo ishte në parlament për interpelancën që ishte kërkuar prej tij.
Shehaj nga ana tjetër i kërkoi asaj që në seancën e ardhshme të paraqitet dhe të përgjigjet për PPP-në 1.3 miliard euro.
“Lëri broçkullat. Hajde të enjten tjetër në Kuvend dhe përgjigju interpelancës për PPP-në 1.3 miliardëshe euro. Ke 6 muaj që fshihesh”, shkruan Shehaj.

