Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona


Një aksident ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër, ku raportohet për 8 të plagosur.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes Benz me targa AA 566CR dhe një Reno Clio me targa italiane GC131XP. Personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Fierit.

Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë mbërritur pranë vendit të aksidentit dhe po hetojnë për shkaqet e tij.