
Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH-së pak ditë më parë në qendrën ‘Harabel’.
Avokati mbrojtës i saj dorëzoi ankimin në Apelin e Posaçëm.
Ankim ka bërë edhe vëllai i kruebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj.
Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit për mungesë shkaku të ligjshëm.
Kontrollet u ushtruan ditën e premte me urdhër të prokurorit Olsi Dado, ku agjentët e BKH-së sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendren “Harabel” ku Xoxa ështe bashkëthemeluese.