Deputeti Luan Baçi, ka debatuar me ministrinë Brendshëm Ervin Hoxha, në lidhje me atë që ndodhi pak javë më parë në një nga seancat plenare ku deputetët e PD nuk lejoheshin të futeshin në seancë, pasi ishin të përjashtuar me vendimin e Sekretariatit të Etikës.
Baçi, gjatë fjalës së tij, ka theksuar se forcat e FNSH-së ishin të pranishme në oborrin e Kuvendit dhe se ato ishin të armatosura, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rregullave dhe si një akt të pajustifikuar, që e çon situatën larg normalitetit.
Pjesë nga diskutimi:
Baçi: Normaliteti ju imponua nga gjykata. Nuk ka nevojë për vendim gjykate, mjafton të zbatoni rregulloren e Kuvendit.
Jashtë në Kuvend janë futur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Kanë qenë me arme dhe duhet të mbani përgjegjësi
Hoxha: Turp të të vijë
Baçi: Ty të të vijë turp që gënjen ashtu. Harrojeni që mund të kem frikë. Sot nuk ka normalitet, nuk kemi ardhur këtu të bashkëpunojmë me ju. Doni të na zhbëni dhe të vidhni rehat. Nuk ka seancë normale me ju por vetëm me qytetarët”, tha ai.